Gjokoviç fiton nga buza e greminës, edhe pse është 35 vjeç!

Një ndeshje që për të nuk kishte vlerë përveç asaj që të mos dilte nga fusha i humbur. Novak Gjokoviç e kishte siguruar që më parë kualifikimin dhe vendin e parë në grup, si dhe përballjen në gjysmëfinale të Finaleve ATP ndaj amerikanit Tejlër Fric, por gjithsesi vendosi të rrezikonte për të mos u dorëzuar. Dueli ndaj rusit Danil Medvedev ishte shumë i fortë, zgjati 3 orë e 11 minuta dhe përfundoi 2-1 për tenistin serb, me setet 6-3, 6-7 (5) e 7-6 (2). Jo vetëm kaq, por në setin e tretë, Nole ishte me “shpatulla pas murit” dhe Medvedevi shërbeu për ndeshjen në rezultatin 5-4. Gjithsesi, 35-vjeçari nuk u dorëzua dhe fitoi edhe vuajti në dy setet e fundit. “Një lehtësim i madh, – tha ish-numri 1 i botës, – Danili dhe unë kemi pasur disa herë ndeshje shumë të forta. Jam krenar që ia dola”.

Sfidanti.al