Nga Tirana, kombëtarja dhe Reja i bënë “dhuratë” Çelsit … kaviljen e Brojës!

Ishte me probleme që kur mbërriti, por padyshim që deshi që të luante. Armando Broja është sulmues, është futbollist profesionist dhe vetëm 21 vjeç ndaj edhe nuk mund të hiqte dorë nga ëndrra për të qenë përballë Italisë. Të paktën ajo i mbetej, një “ëndërr miqësore” pasi “ëndrrën zyrtare” për të luajtur në “Uembli” ndaj Anglisë, ia prishi trajneri kuqezi, Edi Reja, që në atë kohë e la në tribunë. Gjithsesi, Broja e pësoi shpejt dëmtimin dhe u detyrua më pas të dilte nga fusha. Pasi iu bë kontrolli mjekësor doli që kavilja e tij ishte e fryrë (në foto), dhe lojtari u lirua nga detyrat e kombëtares për Armeninë për t’u kthyer në Londër. Mund të themi se Shqipëria dhe Reja i bënë Çelsit si dhuratë … kaviljen e dëmtuar të Brojës.

Sfidanti.al