Akuzoi indirekt arbitrin për marrje droge, dënohet 3 ndeshje Levandovski!

Barcelona me shumë gjasë do të apelojë, veçse nuk dihet sesa sukses do të ketë. Klubi katalanas mori një lajm shumë të keq që sulmuesi i saj kryesor, Robert Levandovski është pezulluar për 3 ndeshje dhe nuk do të mundet të luajë ndaj Espanjolit, Atletikos së Madridit dhe Getafes në La Ligë. Kjo do të ndodhë kur sezoni të rifillojë, ndërsa arsyeja e një dënimi kaq të rëndë nuk është kartoni i kuq që mori ndaj Osasunës, për një gjë të tillë legjenda polake do të dënohej me vetëm 1 ndeshje. Duket se Komisioni i Disiplinës ka marrë parasysh gjestet ndërsa Leva doli nga fusha, duke vënë edhe dorën tek hunda, dhe kjo u nënkuptua si një ofendim për arbitrin Hil Manzano, sikur nënkuptonte se ai ishte nën efektin e drogës.

Sfidanti.al