Nadali i eliminuar: Do të vdes për t’u kthyer ai që njihni!

Janë dy humbje radhazi në këtë turne të madh, diçka që nuk i ka ndodhur shpesh, madje i ka ngjarë tepër rrallë. Rafael Nadal është eliminuar nga Finalet ATP në Torino, pas disfatës me Aliasimin dhe pasi Rud fitoi të paktën një set ndaj amerikanit Fric në grupin e tyre. Legjenda spanjolle largohet nga Finalet ATP që në grup për herë të parë pas 13 vitesh, ndërsa premtoi se do të luftonte për t’u rikthyer ai që njohin të gjithë. “Nuk e di nëse trupi do të ma lejojë, – tha pas disfatës, – nuk e di nëse do t’ia dal, por di se do të vdes duke u përpjekur për t’u kthyer në majë”. Një fakt e ndihmon Nadalin në këtë ambicie, ai që në 2009 ai humbi 3 ndeshje në grup në Finalet ATP, ndërsa në 2010 pati vitin më të mirë në karrierë duke fituar 3 Grand Sleme e duke dalë numri 1 në botë.

Sfidanti.al