Bostoni ngjitet në krye të NBA-së, pavarësisht natës së keqe të Xhejzën Tatëmit!

Ylli kryesor i ekipit bëri gabime pa fund, edhe pse shënoi 27 pikë. Po ashtu, mori një gabim teknik për një ndërhyrje të gabuar flagrante ndaj kundërshtarit aq sa edhe Kevin Duranti doli publikisht në rrjetet sociale kundër tij. Gjithsesi, pavarësisht problemeve të Xhejzën Tatëmit, Boston Sëlltiksat ia dolën ndaj Oklahomës në fund duke fituar 126-122. Tatëm ishte shënuesi më i mirë me 27 pikë, ndaj 26 të Braunit, por ai realizoi vetëm 1 gjuajtje për tri pikë nga 9 të provuara. Sfida ishte e vështirë ndërsa Oklahoma u udhëhoq nga lojtari më i mirë në paket, Gilgës-Aleksandër me 37 pikë dhe 8 asistë. Bostoni gjithsesi mori vendin e parë në Lindje me 11 fitore e 3 humbje, pak më mirë sesa Miluoki, duke qenë skuadra numër 1 e sezonit të rregullt në NBA deri tani.

Sfidanti.al