Formula 1, Rasëll arrin fitoren e parë: Kam mbetur pa fjalë!

Ja pra erdhi dita këtë sezon që Mercedesi të thyente Red Bullin, padyshim edhe Ferrarin, dhe të arrinte fitoren e parë si pilot dhe si skuadër. Gjithsesi, ky agim i ri nuk ishte për “ujkun e vjetër” Ljuis Hamilton, por për “zogun e ri” Rasëll Uestbruk. Piloti më i ri anglez përballoi sfidën e më të vjetrit duke triumfuar me meritë në Çmimin e Madh të Brazilit në Interlagos. Kjo ishte fitorja e parë e 24-vjeçarit Rasëll në karrierë, ndërsa po kështu u kthye shpresa se skuadra gjermane (dhe angleze) mund të konkurrojë sezonin e ardhshëm për titullin botëror.

“Kam mbetur pa fjalë, – tha Rasëlli më pas, – m’u kujtua e gjithë karriera ime. Ndjeva shumë presion, por jam shumë i lumtur që ia dola. Dua që të falenderoj që të gjithë ata që më kanë ndihmuar”. Anglezi 24-vjeçar fitoi me kohën 1h’38’34”044, dhe la pas Hamiltonin vetëm për 1.5 sekonda, ndërsa pas tyre dolën Karlos Sainz dhe Leklerk, ndërsa Fernando Alonso bëri një mrekulli me skuadrën Alpin duke dalë i pesti, përpara kampionit të botës, Maks Verstapen (Red Bull). Rasëlli pati edhe xhiron më të shpejtë (1’13”785). Renditja për pilotët: Verstapen 429 pikë, Lëklerk 290, Perez 290, Rasëll 265, Hamilton 240, Sainz 234; Renditja për skuadrat: Red Bulli 719 pikë, Ferrari 524, Mercedes 505.

Sfidanti.al