Keidi Bare ndihmon Espanjolin në një kualifikim të vështirë në Kupë!

Nuk ishte llogaritur për titullar sepse ndeshjet vijnë njëra pas tjetrës, por trajneri u detyrua t’i kërkonte ndihmë. Keidi Bare ia dha përgjigjen e duhur dhe mesfushori kuqezi po tregohet në formën e tij më të mirë. Ai hyri në fushë në nisje të pjesës së dytë në sfidën e Kupës së Mbretit që Espanjoli e luajti në fushën e Rinkonit, dhe në të cilën u ndodh në pozitë të vështirë. Me hyrjen e Bares në 46’, pastaj të Puados e Oskar Hilit (Gil), skuadra katalanase u rrit shumë në lojë dhe erdhën si pasojë 3 gola, pra fitorja 3-0. Shpejt pritet që mesfushori shqiptar edhe të rinovojë kontratën me Espanjolin.

Sfidanti.al