Njerëzit janë këta që kemi dhe nuk dihet nëse do të ndryshojnë në të ardhmen. Kjo mund të thuhet për tifozët ultras të Lacios që kënduan sërish kore anti-semite në ndeshjen e Serisë A në “Olimpiko” ndaj Monzës. Ishte nota e vetme problematike e mbrëmjes për ekipin e trajnerit Mauricio Sarri që edhe pse pa shkëlqim dhe dominim mori tri pikët dhe u ngjit në vendin e dytë në renditje. Baraz me pikë me Milanin, por golat më mirë, dhe diferenca me rivalen Roma është 4 pikë. Për tifozët shqiptarë ishte mbrëmje e mirë sepse Elseid Hysaj ishte titullar dhe pati kontributin e tij, si përherë duke pasur besimin e Sarrit, ndërsa bukuri më vete ishte goli i shënuar nga Luka Romero në 69’, pasi po flasim për një lojtar argjentinas që do të mbushë për pak ditë 18 vjeç.
Sfidanti.al