Edhe Hansi Fliku e përgëzon Nagelsmanin për formën e Bajernit

Trajneri i kombëtares është i interesuar direkt për atë që ndodh në Bavari, dhe jo vetëm sepse ka qenë paraardhës i teknikut të tanishëm. Hansi Flik dëshiron që Bajerni të jetë i fortë, sepse kjo e bën më të fortë edhe Gjermaninë e tij, ndërsa ai përzgjedh lojtarë si Nojer, Gorecka, Kimih, Gnabri, Tomas Myler apo Musiala. Tashmë, bavarezët e Julian Nagelsmanit kanë lënë pas serinë e 4 ndeshjeve pa fitore dhe po arrijnë suksese radhazi në Bundesligë. Në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha konkurrimet ka vetëm 1 barazim (në Dortmund), ndërsa janë shënuar 80 gola në 23 ndeshje këtë sezon, si asnjë ekip tjetër në Europë. “Unë e telefonova Julian Nagelsmanin, – tha Fliku, – e përgëzova për përmirësimin e skuadrës këto kohë. Kjo është diçka e mirë edhe për ne”.

Sfidanti.al