Ishte një ndeshje që Dallasi me logjikë mund ta kishte fituar, por kjo nuk do të thotë se e ke të sigurt suksesin. Kështu i ndodhi Maverksave që u mundën papritur në Uashington, ndonëse vendasit ishin pa dy nga lojtarët e tyre më të mirë, Bredli Bil (Beal) dhe Kristaps Porzingis. Gjithsesi, “flamurin” e mori Kajl Kuzma, ish-ylli i Lejkërsave, që fitoi duelin me Luka Donçiçin duke shënuar 36 pikë në fitoren 113-105. Jo vetëm kaq, por Kuzma pati saktësi më të madhe në gjuajtje (54 për qind nga loja), si dhe kapi 11 topa në tabela e shërbeu 6 asistë. Donçiç arriti në 22 pikë, ndeshja e dytë radhazi me më pak se 30, ndërsa ishte “katastrofë” në gjuajtje, me realizimin 39 për qind, madje 33 për qind të gjuajtjeve të lira! Ja pra që një Uilt Çembërlen , që shënoi 30 pikë e sipër në 23 ndeshje radhazi në NBA, “nuk bën më nëna”.
Sfidanti.al