Jo gjithmonë sakrificat të ndihmojnë për suksesin në sport, por është e sigurt se kurrë nuk arrin dot “lart” nëse nuk sakrifikon. Një futbollist si Vedat Muriqi e pati shumë të gjatë rrugën drejt “Olimpit” të kësaj veprimtarie, dhe padyshim këtu ka ndikuar edhe fëmijëria e tij e vështirë, qoftë në aspektin shoqëror, qoftë në atë kombëtar. “Kam nisur të punoj që 9 vjeç, – thotë shqiptari i Kosovës, – kam qenë kamarier në Kosovë. Kam parë gjëra që një qenie humane nuk duhet t’i shikojë”. Padyshim, këto fjalët e fundit kanë lidhje me periudhën e luftës në Kosovë, me mijëra familje shqiptare që u detyruan të arratisen nga shtëpit, apo të kenë viktima. Sot, gjithsesi, Muriqi është krenari për veten, për familjen, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët. Ai është shënuesi i dytë më i mirë në La Ligën e Spanjës, dhe është më i miri në Europë në 5 javët e fundit sepse ka shënuar gol në çdo ndeshje. Vetëquhet “pirate”, i thonë “I shëmtuari”, por edhe “Kuazimodoja” Muriqi e zbukuroka futbollin.
Sfidanti.al