Ishte një shkodran i vërtetë, një njeri nga ata që kishte dy “shenjtëri”, qytetin e tij Shkodrën, dhe Vllazninë. Shaban Piranej njihej si njëri nga tifozët e mëdhenj e të pandarë të ekipit kuqeblu, ndërsa u nda nga jeta ditën e djeshme. Piranej e ndoqi Vllazninë kudo nëpër Shqipëri, e në profesion ishte këpucar. Edhe punishten e tij e kishte kthyer në një museum të ekipit me foto të shumta të lojtarëve dhe të skuadrave që kanë arritur suksese ndër vite. Vllaznia këtë vit do të luajë padyshim edhe për kujtimin e tifozit të saj të paharruar.
Sfidanti.al