Siti do të vazhdojë “grabitjen” tek Dortmundi, pas Halandit e ka radhën Belinghami!

Konkurrenca do të jetë tepër e madhe, por besimi në “Etihad” nuk mungon. Pep Guardiola nuk ka ndërmend të ndalet në misionin për të forcuar skuadrën, qoftë edhe duke sakrifikuar ndonjë yll, ndërsa objektivi i radhës e ka emrin “Belingham”. Talenti anglez i Dortmundit është në “radarët” e Mançester Sitit dhe mediat angleze shkruajnë se klubi ka besim se mund ta fitojë konkurrencën me Liverpulin apo Realin e Madridit. Besohet se Dortmundi do të kërkojë 150 milionë euro për kartonin e 19-vjeçarit, ndërsa Siti dëshiron të bëjë një tjetër “grabitje” në “Signal Iduna Park” pasi mori Erling Halandin verën e kaluar.

Sfidanti.al