Brazili shpall skuadrën për Botërorin, nuk janë Firmino dhe Magaljaesh!

Njëri është i Liverpulit, një artist i topit, ndërsa i dyti po shkëlqen këtë sezon tek Arsenali. Trajneri i Brazilit, Tite, nuk u gjeti dot vend në skuadrën e përzgjedhur për në finalet e Kupës së Botës në Katar. i dëmtuar dhe jashtë ekipit edhe Filip Kutinjo i Aston Vilës, pra 3 yje nga Anglia nuk do të jenë në Lindjen e Mesme. Gjithsesi, nga 26 lojtarët e Brazilit, 12 do të jenë pikërisht nga Premier Liga, edhe pse ylli më i madh do të jetë Nejmari, që në Katar do të përpiqet të kalojë Pelenë dhe të bëhet shënuesi më i mirë i “selesaos” për të gjitha kohët.

Sfidanti.al