Ferrari çmend Formula 1, Raikonen thyen rekordin e Fetelit!

Më në fund tifozët e skuadrës së kuqe mund të nisin të besojnë. Kur një pilot arrin një herë një rezultat të madh, mund të jetë rastësi, nëse e bën dy herë sërish duhet pritur, por nëse ndodh në vazhdimësi, atëherë aty ka diçka të vërtetë. Kimi Raikonen theu sot rekordin e vendosur nga shoku i tij i Ferrarit, Sebastian Fetel, në pistën e Barcelona-Katalunjës, duke treguar epërsinë e “kokëkuqes” mbi makinat e tjera. Të paktën, në provat zyrtare, që nuk janë gjë e parëndësishme.

Raikonen e uli kohën për herë të parë nën 1’19”, më e shpejta qysh se pista u ndryshua duke u bërë më e ngadalshme 10 vjet më parë. Finlandezi arriti finishin me 1’18”634, duke e lënë 8 të dhjetat prapa pilotin e Red Bullit, Verstapen. Në pistë nuk ishin as Fetel, as Hamilton dhe as Botas, por asnjëri prej tyre nuk ka pilotuar dot kaq shpejt. Ndoshta vërtet ky mund të quhet viti i Ferrarit.

Sfidanti.al