E kemi thënë që Seria A është kthyer në një kampionat që ndjek më të fortët, ndryshe nga 20 vjet më parë. Çështje krize në Itali dhe në futboll duket nga humbjet e mëdha financiare të klubeve dhe nga rrogat e kursyera edhe të gjigandëve. Kjo kuptohet edhe nga rinovimi i Stefano Piolit si trajner i Milanit që fitoi një rritje page me 700 000 euro, nga 2.8 në 3.5 milionë. Natyrisht që do të ketë shpërblime për titullin kampion dhe për ecurinë në Champions, por sidoqoftë këto shifra nuk mund të krahasohen me ato të Guardiolës, Klopit, Kontes, Ançelotit apo Nagelsmanit sa për të marrë disa shembuj.
Sfidanti.al