Kohë “Hallouini” për Mesin, “kurrë nuk zbriti nga numri 1 në Botë”!

Një debat në Spanjë, i cili duket se po merr fund në favor të tij. Madje, ky diskutim u bë në “Radio Marka”, në një “kështjellë madrilene”, por që nuk është aq shumë tifoze saqë të mos thotë të vërtetën për Lionel Mesin. Gazetarët e Radios diskutuan pak ditë më parë për argjentinasin dhe shumica ishin që ai mbetet më i miri futbollist në botë. Viktor Sançez: Ai zhvilloi një ndeshje të pabesueshme ndaj Makabit, më kujton Mesin që ishte më i miri i botës”.

Huan Kastro u përgjigj se “Mesi kurrë nuk zbriti nga niveli i më të mirit në botë”. Migel Kintana e ftohu pas diskutimin duke thënë se “besoj se është një nga më të mirët në botë për momentin, por kjo do të vendoset më vonë”. Ja edhe David Sançez: “Mesi ka qenë gjithmonë në lartësinë e duhur, e ka nisur sezonin në mënyrë spektakolare, nëse analizojmë nivelin e tanishëm, Mesi është për Topin e Artë”.

Sfidanti.al