Do të ishte një ndihmë më shumë për ekipin kampion të Serisë A, i cili do të ketë një fazë të dytë të ngarkuar të sezonit. Zllatan Ibrahimoviç është pranë rikthimit në fushën e lojës pas një mungese prej disa muajsh, ndërsa mediat italiane shkruajnë se gjigandi suedez po stërvitet fort në Milanelo. Trajneri Stefano Pioli padyshim që është i lumtur për ta pasur veteranin 40-vjeçar sërish mes lojtarëve të tij, ndonëse sot ata janë bërë “burra” dhe kanë më pak nevojë për Ibrën sesa më parë. Leao, Tonali, Diaz, Benaser, Kalulu, Teo Hernandez, Mesias e të tjerët janë rritur, ndërsa në skuadër ka edhe njerëz me përvojë si Zhiru, Kjer apo Origi.
Sfidanti.al