Nëse Miluoki ka një shpresë për të rifituar titullin që e mori dy vjet më parë, dhe nuk e mbrojti dot në 2022, kjo e ka emrin Janis Adetokumbo. Superylli greko-afrikan ishte dominues në ndeshjen ndaj Bruklinit në shtëpi, tepër të vështirë në vazhdimësi, por që pati fund të lumtur. Adetokumbo shënoi 43 pikë dhe kapi 14 topa në tabela, duke shërbyer edhe 5 asistë, si dhe me një vjedhje topi e 3 bllokime gjuajtjesh. Në fund, doli 110-99! Sidoqoftë, Janisi gaboi shumë në gjuajtje, sidomos për tri pikë (1-4) si dhe humbi 7 herë topin. Në fund, ai është tepër i rëndësishëm për Miluokin edhe kur gabon, ndërsa fitoi duelin me superyllin e Bruklinit, Kevin Durantin, që shënoi 33 pikë, ndërsa Kajri Irving shënoi 27.
Sfidanti.al