Poter lavdërohet në Angli që ka “ngjallur” yjet e Çelsit, nga Broja tek Zijeçi!

Glen Hodëll thotë se njeriu i Bluve të Londrës një ditë duhet të jetë trajneri i kombëtares së “tre luanëve”, ndërsa gjithçka po i ecën mbarë. Graham Poter ka kthyer “çelësin” nga “fikur” në “ndezur” tek Çelsi me 9 ndeshje pa humbje dhe me 6 fitore, përfshi edhe 2-1 në fushën e Salcburgut në Champions. Skuadra ishullore meritoi suksesin dhe çdo lojtar duket i lumtur që punon me Poterin, që nga Armando Broja që deshi të ikte në kohën e Tomas Tuhelit, e deri tek Zijeç, që u mendua të largohej si i pavlefshëm. Çelsi ndoshta ende nuk është 100 për qind aty ku duhet në Premier Ligë, por me ndihmën e “kurës” së Poterit mund t’ia dalë që të jetë në zonën Champions dhe të kthehet në pretendime për titullin.

Sfidanti.al