Prag greve në Spanjë, “politikanët dëgjojnë vetëm Realin e Madridit”!

Në të vërtetë, mund të thuhet se edhe Barcelona është në rregull me ligjin e sportit në vendin iberik, por duket se inatin më të madh në vend e kanë me kryeqytetasit. Shumica e klubeve profesioniste, që përbëjnë dy ligat e para, janë gati të ngrihen në grevë dhe të bojkotojnë kampionatet nëse ky lloj ligji do të kalojë në parlament. Janë 39 nga 42 klube gjithsej që janë gati për grevën, dhe thonë se qeveria e qendrës së djathtë po hedh poshtë akordin që ishte arritur më parë me qeverinë e krijuar nga socialistët. “Ky ligj do të shkatërrojë futbollin tonë, – thotë drejtori sportiv i Vijarrealit, Fernando Roig Hunior, – një klub po dominon dhe politikanët po dëgjojnë vetëm se çfarë thotë ai klub”. Nënkuptimi, sipas mediave, ishte për Realin e presidentit Florentino Perez.

Sfidanti.al