Tifozët e Bajernit i bien ballit me dorë: Arbitër anglez ndaj Barcelonës!

Do të jetë Entoni Tejlër, njeriu që do të ndajë drejtësinë në sfidën e Championsit këtë të mërkurë në orën 21:00. Me gjasë, nuk do të ketë ndonjë vlerë të madhe pasi historia e kualifikimit (Interi apo Barcelona) mund të jetë mbyllur me një fitore të italianëve ndaj Plzenit çek në ndeshjen që do të nisë në 18:45, por gjithsesi tifozët bavarezë janë të shqetësuar. Mediat në Mynih shkruajnë se Entoni Tejlër ishte arbitër i Bajernit në finalen e Superkupës së Europës ndaj Seviljes në 2020, që ekipi i Hansi Flikut e fitoi, por me anglezin që bëri gabime në dëm të gjermanëve (sipas gazetave tifoze). Tejlëri ishte në drejtim në ndeshjen e Championsit sezonin e kaluar në Spanjë ndaj Vijarrealit humbur nga Bajerni 0-1. Sipas gjermanëve, një arbitër anglez në një ndeshje ndaj spanjollëve është kombinimi më i keq i mundshëm.

Sfidanti.al