Tjetër tragjedi në futboll, vdes 32-vjeçari japonez, Masato Kudo!

Ka luajtur në Australi për Brisbejn Rourin (Roar), ndërsa në vendin e tij vazhdontë të dilte në fushë. Masato Kudo nuk e kishte menduar vdekjen, por ja që i ndodhi më e keqja. Futbollisti 32-vjeçar vdiq pas komplikacioneve në tru, i dërguar në spital pasi u ndje keq në një ndeshje në ligën e tretë japoneze. Ai u diagnostikua me “hidrocefalus”, një sëmundje që krijon lëngje në tru dhe mjekët nuk ishin në gjendje që ta shpëtonin, pavarësisht se po flasim për një vend kaq të zhvilluar si Japonia. Masato Kudo lë pas gruan dhe një vajzë 3-vjeçare.

Sfidanti.al