Këtë herë nuk ishte ai i zakonshmi, dhe nuk luajti në nivelin me të cilin jemi mësuar. Ivan Balliu e pati më të vështirë në fitoren 5-1 të Rajos së Vajekanos ndaj Kadisit. Ishte një përballje ku vendasit dominuan dhe “Marka” me të drejtë shkruan se “Kadisi u verbua nga një “rreze””, që është përkthimi i emrit të Vajekanos (Rayo), por ku Balliu shkaktoi një autogol në 82’. Epërsia arriti deri në 4-0 përpara sesa mbrojtësi i kombëtares shqiptare ta dërgonte topin në rrjetën e vet. Balliu mori vetëm një yll në vlerësimin e “Markës”, ndryshe nga disa nga shokët e tij që morën 3 yje (Lezhën, Isi, Alvaro Garsia) apo edhe dy yje si disa të tjerë. Megjithatë, fitorja u arrit edhe falë tij dhe shqiptari mund ta ngrejë “dollinë” për suksesin që e mban Vajekanon në mesin e renditjes së La Ligës.
Sfidanti.al