Liverpuli mundet nga vendi i fundit, Klopi: Nuk e kuptoj sesi humbëm!

Nuk i kanë punët mirë dhe e tregojnë 16 pikët që kanë gjithsej në renditjen e Premier Ligës ndërsa kanë kaluar 11 javë kampionat. Futbollistët e Liverpulit hodhën një tjetër hap të gabuar, një nga të shumtit këtë sezon, duke u mundur në fushën e një ekipi me emër të lavdishëm, por që ishte në vendin e fundit të renditjes. Notingem Foresti triumfoi 1-0 pavarësisht epërsisë dërrmuese të të kuqve, me golin e shënuar në nisje të pjesës së dytë nga Auoniji. Firmino dhe Nunjez patën raste të mira, Virgil Van Dajku fali tre gola, dhe kjo u kushtoi “redsave” të trajnerit Klop që jo vetëm janë shumë larg në luftën për titull, por edhe që rrezikojnë kualifikimin në Champions me këto ritme. “Nuk e kuptoj sesi e humbëm këtë ndeshje, – tha Klopi, – ne patëm shumë raste, por nuk shënuam. Patëm epërsi, por e humbëm disa herë topin dhe kjo na ndëshkoi. Bëmë ndryshime në ekip për shkak të ngarkesës së javës”.

Sfidanti.al