Kur shënohen 4 gola pa Di Marinë, Kiezën e Pogbanë, do të thotë se Juvja është mirë

Ndoshta, do ta shpëtojë fatin e vet në Champions e ndoshta mund ta ngrejë kokën edhe në Serinë A. Nuk do ta ketë aspak të lehtë Juventusi, por suksesi i arritur radhazi tregon se diçka po ndryshon. Fitorja 4-0 ndaj Empolit në kampionatin italian ishte i tillë që u arrit pa yje si Di Maria, Kieza dhe Pogba, që janë të dëmtuar. Madje, nuk shënoi dot Dushan Vlahoviç ndonëse ekipi e tundi rrjetën katërt herë. Moise Kean, Ueston Mekkeni dhe dy herë ai që është bërë i shkëlqyer, Adrien Rabio. Franca duhet të jetë e lumtur në prah të Botërorit. Alegri e largoi shpejt Vlahoviçin, që në 65’ duke menduar për sfidën vendimtare ndaj Benfikës në Portugali në Champions, ku Juvja ka nevojë vetëm për fitoren. Për Empolin, Nedim Bajrami hyri në pjesën e dytë në 62’, pa mundur të ndikojë në lojën e toskanëve. Samir Ujkani mbeti në stol, ndërsa Ardian Ismaili është i dëmtuar.

Sfidanti.al