Kenan Jildiz duket se është ylli i ri i së ardhmes së Juventusit, ardhur nga Bajerni!

Është vetëm 17 vjeç dhe në Bavari sikur nuk e gjeti veten plotësisht. Sulmuesi i ekipeve kombëtare të moshave të Turqisë, Kenan Jildiz, po shkëlqen tek Juventusi U19 (Pranverat, siç i thonë në Itali). Futbollisti i ardhur nga Bajerni ka shënuar 6 gola në 9 ndeshje në kampionat, të fundit ndaj Kaljarit. “La Gazeta delo Sport” shkruan se Jildizi pritet të bëjë hapin tjetër, atë që të kalojë në ekipin U23 dhe që do të ishte vetëm pak më poshtë sesa të rriturit e Maks Alegrit. Pasi nuk mbajti Vrionin, Juvja duket se do të përpiqet të bazojë të ardhmen tek ylli i ri turk.

Sfidanti.al