Topin e Artë më shumë tani e fitojnë … “pleqtë”

Në përgjithësi thuhet se futbollisti arrin pjekurinë në moshën mbi 25 vjeç, dhe kjo zgjat deri në të 30-at. Gjithsesi, nëse do t’i referohemi renditjes së Topit të Artë do të shikojmë se të paktën vitet e fundit ka qenë ndryshe. Të gjithë fituesit e Çmimit të Madh të “Frans Futbollit” janë të moshës mbi 30 vjeç. Benzema është 34, dhe po ashtu të moshuar ishin Mesi, Ronaldo e Luka Modriç. Duket se, ashtu si për gjithçka tjetër në jetë, është shtyrë mosha e “adoleshencës” dhe po ashtu është shtyrë mosha e “pensionit”.

Sfidanti.al