Vështirë të gjesh dy personalitete të koshit më të largët, por njëkohësisht me kaq shumë ngjashmëri me njëri-tjetrin. Karim Abdul-Xhabari dhe Lebron Xhejmsi janë “macja me miun” tek basketbolli amerikan, por që të dy duhet të jenë “macja” dhe asnjëri “miu”. Karimi doli në krye të renditjes së pikëve në NBA në 5 prill 1984, 8 muaj përpara sesa një fëmijë me emrin Lebron Xhejms të lindte. Pesë vjet më vonë, Abdul Xhabari vendosi rekordin e pikëve në NBA me 38 387 pikë që do të thyhet këtë sezon nga Lebroni. i pari ishte një intelektual i sportit, që ka lexuar shumë libra, që ka përfunduar 4 vjet kolegjin, gjë që i kushtoi shumë në karrierën në NBA, por nuk është penduar për këtë. Ai është një mendimtar dhe një poet, ndërsa Lebroni nuk ka nivelin e tij arsimor dhe kulturor, por ka sensin e biznesmenit duke krijuar një perandori sipërmarrjeje më të madhe sesa buxheti i disa shteteve. Që të dyja legjendat e basketbollit amerikan janë kampionë në të drejtë të vet.
Sfidanti.al