Është hera e dytë që e vunë në shenjestër, por s’ia golën që të qëllonin në shenjë. Tifozët e Liverpulit nuk janë nga ata që kanë ndonjë dashuri të madhe për Sitin dhe trajnerin e tij, Pep Guardiola, duke e treguar sërish. Ata i hodhën sende të forta, ndërsa ai festoi e pastaj protestoi për golin e anuluar të Fil Fodenit, por gjithsesi sendet nuk e prekën. Pas ndeshjes, katalanasi foli me shaka. “Ata nuk më goditën dot, – tha ai, – por, do të jenë më të saktë herën e ardhshme. Këtë herë nuk i lëshuan ndaj autobusit si herën e kaluar”. Klubi i Liverpulit kërkoi falje për incidentin dhe premtoi hetim.
Sfidanti.al