Klopi mburret me fitoren, por pranon kartonin e kuq

Ishte si i mbyturi që kapet pas fijes së barit, por u kap kaq fort saqë ia doli. Jurgen Klopi nxorri sërish të gabuar disa nga ata analistë që futbollin e analizojnë vetëm në bazë të rezultatit të ndonjë ndeshjeje të kohëve të fundit, pa u thelluar aspak. Liverpuli i tij fitoi 1-0 ndaj Mançester Sitit në Premier Ligë dhe gjermani mori një kënaqësi të madhe. “Ishte shumë e rëndësishme, – tha ai, – ne ishim në një gjendje të tillë që nuk mund të jepnim spektaklin. Ndaj ekipit më të fortë të botës është shumë e vështirë. Ne i merituam tri pikët. Nuk mund të bëhej presioni i lartë i zakonshëm, duhej të ishim të zgjuar dhe u treguam të tillë. Sa për kartonin e kuq, atë e meritova”.

Sfidanti.al