Në stol nuk është më i shquari Zoran Terziç, por një italian. Gjithsesi, edhe me trajner të huaj, Serbia përsëriti veten duke mbrojtur titullin botëror në volejboll për femra. Përfaqësuesja ballkanase mposhti Brazilin 3-0 në finalen e luajtur në Apeldorn të Holandës, drejtuar nga italiani Daniele Santareli. Skuadra e yjeve si Tijana Boshkoviç, Teodora Pushiç, Stevanoviç apo Bojana Drça, pati nevojë vetëm për 81 minuta në Arenën e Sportit në Apeldorn, pavarësisht nivelit të rivaleve. Mbi 6 000 tifozë ishin të pranishëm në Arenë, ndërsa skuadra serbe fitoi setet me rezultatin 26-24, 25-22 dhe 25-17, duke dominuar në të tretin. Ky ishte titulli i dytë në histori për Serbinë, që dikur deri në fillim të viteve 90-të ishte poshtë Shqipërisë si nivel, madje duke qenë Jugosllavi, bashkë me Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi e Maqedoninë si dhe krahinën e atëhershme autonome të Kosovës (deri në 1989). Rekordin e titujve e mban ish-Bashkimi Sovjetik me 5, ndjekur nga Japonia e Kuba nga 3, ndërsa Kina, Serbia e Rusia kanë nga 2 tituj botërorë.
Sfidanti.al