Risi Xhejms thuajse e ka humbur Botërorin, Federata Angleze “tërbohet” me Çelsin!

Mbrojtësi i krahut, që cilësohej si titullar i padiskutueshëm i kombëtares së “tre luanëve”, pësoi një dëmtim në ndeshjen e Championsit në mesjavë ndaj Milanit, dhe trajneri Graham Poter vendosi që ai të qendronte edhe një ditë më shumë në Milano bashkë me shokët. Besohet se rasti e donte që Risi Xhejmsi të fluturonte menjëherë me avion për në Londër për vizitat mjekësore që të niste riaftësimin, por kjo nuk ndodhi. Ndoshta, edhe kthimi në Angli nuk do ta kishte ndihmuar, por gjithsesi Federata Angleze e Futbollit (FA) është zemëruar shumë me sjelljen e Bluve të Londrës. Xhejmsi pritet të humbasë finalet e Kupës së Botës për shkak të dëmtimit në gju.

Sfidanti.al