Lojtarët e Interit, në krah të Kristjan Asllanit pas gabimit në Champions

Ishte momenti kur ndeshja mund të fitohej sepse ishte minuta e katërt shtesë. Kristjan Asllani pati shansin që të hynte në histori me një gol ose me një asist në stadiumin e famshëm të Barcelonës, por nuk ia doli. Synoi lavdinë personale dhe u ndal nga portieri Ter Shtegen, ndërsa mund të kishte pasuar tek Henrik Mkitariani që ishte i zbuluar në të majtë. Pas ndeshjes, mesfushori 20-vjeçar shqiptar ishte tepër i dëshpëruar, por u ngushëllua dhe u mbështet nga shokët e tij të ekipit. Ata e nxitën që ta kalonte momentin e vështirë, duke e siguruar se do të ketë suksese në të ardhmen.

Sfidanti.al