Fituesit shkruajnë historinë, thotë shprehja e njohur në të gjithë botën dhe në të gjitha kohët. Kjo, edhe kur e humbin një luftë, por mbeten në përgjithësi fitues. Kështu bën Britania e Madhe, ndihmuar nga mediat e saj përveçse nga gjithë sistemi i saj institucional, kulturor dhe ekonomik, që ka narrativën se ajo gjë që bëhet nga anglezët është “e mira” dhe ajo që bëhet nga të tjerët mund të jetë “e keqja” nëse nuk pëlqehet në Londër. Ky shkrim merr shkas nga një reagim i mediave “të prekura” angleze nga fakti se futbollistet e kombëtares së femrave të Irlandës kënduan një këngë të IRA-s pas një suksesi që arritën në fushë.
Pas shpërthimit të “skandalit”, lojtaret e panë të udhës të kërkonin falje, por fakti është se këngën e kënduan natyrshëm, të padetyruara, pra ishte diçka që i buroi nga shpirti. Anglezët skandalizohen sepse IRA ka bërë atentate me bomba dhe ka vrarë civilë. E vërtetë! Por, është po aq e vërtetë që forcat e armatosura britanike kanë vrarë civilë sa kanë dashur në Irlandë dhe në të gjithë botën, dhe mbi këto fitore është krijuar sistemi politik dhe ekonomik anglez, me gjithë pasurinë e akumuluar në shekuj dhe kulturën e krijuar nga kjo bazë, kulturë për të cilën në ishull mburren, edhe pse paratë nuk kanë qenë aq të pastra, përkundrazi.
Sfidanti.al