NBA, Kërri ka rrogën më të lartë, por Lebroni nuk është në listë!

Atlanta Hoks ka Trej Jangun me 37 milionë USD, tek Boston Sëlltiksat është Xhejzën Tatëm me 30.3 milionë, Bruklini ka numrin 1 Kevin Durantin me 44.1 milionë USD në vit. Tek Sharlota, Gordon Hajard merr 30 milionë USD në sezon, Lavin është i pari tek Bullsat me 37 milionë, Donovan Miçëll te Klivlendi me 30.9 milionë, ndërsa Luka Donçiç arrin në 37 milionë USD tek Dallasi. Më pak, ylli serb Nikola Jokiç i Denverit me 33 milionë në vit, e shumë më pak Bojan Bogdanoviç tek Detroiti me “vetëm” 19.5 milionë USD. Hield i Indianës e lë pas Bogdanoviçin pasi fiton 21 milionë. Xhon Uoll i Hjustonit nuk është aspak keq me 40.8 milionë USD në vit.

Dy yje të Klipersave janë barabar, me nga 42.4 milionë USD, dhe këta janë Kauai Leonard dhe Pol Xhorxh. Po kaq, Janis Adetokumbo i Miluokit me 42.5 milionë, ndërsa francezi Rudi Gober i Juta Xhazit arrin në 38.1 milionë, Tek Lejkërsat nuk është as Lebroni dhe as Dejvisi që paguhen më shumë. Vendi i parë i takon Rasëll Uestbrukut me 47 milionë USD. Stef Kërri është kategori tjetër me 48 milionë USD që merr te Golden Stejti kampion.

Sfidanti.al