Mirë që anulohet goli i Pedrit por pse nuk jepet penallti për Barcelonën?!

Një gol i Pedrit u anulua me të drejtë nga VAR-i, pasi Ansu Fati e preku topin më parë me dorë. Kjo ishte e qartë dhe vendimi ishte i saktë nga gjyqtari dhe teknologjia, por Barcelona pati se për çfarë të ankohej në përballjen ndaj Interit në “San Siro”. Në minutat e fundit, pati dy pretendime të katalanasve për penallti, por që nuk u akorduan. i pari për një prekje të dukshme të topit me dorë në zonë nga një lojtar zikaltër (në foto), për të cilin edhe të përditshmet e Madridit si “Marka” dhe “AS”, “vunë kujën” duke e cilësuar si të pabesueshme. E dyta ishte për një pengim të pretenduar ndaj Levandovskit në zonë, por as në këtë rast nuk u dha gjë. Interi fitoi 1-0 me gol të Çalhanoglusë.

Sfidanti.al