Dikur dy klubet kishin marrëdhënie shumë të mira, dhe kjo u forcua që pasi Paris SG mori Nejmarin nga rivali madrilen, Barcelona, si dhe kur u mendua që do të arrihej një akord për Kilian Mbapenë. Kjo gjë nuk ndodhi, madje për dy stina verore radhazi, ndërsa raportet mes dy presidentëve kanë shkuar keq e më keq. Florentino Perez dhe Naser Al Helaifi jo se kishin ndonjë dashuri të madhe për njëri-tjetrin, por të paktën mes tyre mbretëronte një respekt që shihej qartë. Sot, jo më. Kritikat e forta të Al Helaifit për projektin e Superligës Europiane, afrimi i tij me UEFA-n dhe acarimi për Mbapenë ishin shumë për të ruajtur “aparencat”. “Marka” shkruan se “Al Helaifi është sot armiku publik numër 1 i Realit”, ndërsa Perez tha në Asamblenë e aksionerëve se “Al Helaifit i duhet kujtuar se çfarë përfaqëson Madridi”.
Sfidanti.al