Guardiola është i pabesueshëm: Halandi duhet që të … përmirësohet!

Nuk paskan mjaftuar 3 gola dhe 2 asiste në një derbi ndaj Mançester Junajtidit. Një trajner “manjak” si Pep Guardiola dëshiron që lojtarët e tij të arrijnë përsosmërinë dhe nuk ngurron t’i tërheqë “veshin” edhe vetë Erling Halandit. Sulmuesi 22-vjeçar norvegjez ishte protagonist i madh për Mançester Sitin në “Etihad”, por Pepi kërkon më shumë. “Erlingu është i jashtëzakonshëm, – tha ai, – statistikat e tij janë të frikshme dhe ai vrapon ashtu si shokët, por mund të jetë edhe më i mirë. Ai duhet të ketë më shumë prekje të topit, duhet të marrë pjesë më shumë në lojën e skuadrës”.

Sfidanti.al