Si mund të ndihet një futbollist kur shënon tri herë në derbin e tij të parë, jep edhe dy asistë, fiton 6-1 dhe merr topin e sfidës. Erling Halandi padyshim që është tepër i lumtur, siç e tregojnë edhe fjalët e tij. “Po pra, jo keq, – tha ai, – ne shënuam 6 gola! Çfarë më mbetet për të thënë? Është mahnitëse, e jashtëzakonshme. Të fitosh në shtëpi dhe të shënosh 6 gola. Shumë gjë e bukur. Është një ndjenjë që të pushton plotësisht. Ju e shihni vetë sesa mirë po luajmë, sesa lojë kolektive po bëjmë, duke i pasuar njëri-tjetrit. Ne gjithmonë duam që të sulmojmë, të shkojmë përpara. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë tek ekipi. Nuk ka asgjë më tepër për të thënë”.
Sfidanti.al