Red Bulli ndoshta është kapur në faj, por dëmin mund ta ketë vitin tjetër!

Në Formula 1 ka një rregull që quhet “çati e shpenzimeve”, pra që skuadrat nuk mund ta kalojnë një nivel të caktuar të përdorimit të parave për të krijuar makinat e stërshpejta. Ferrari dhe skuadrat e tjera akuzojnë se Red Bulli, por edhe Aston Martini, ka tejkaluar këtë limit buxheti në F1 dhe kërkohet ndëshkim. Gjithsesi, siç njoftojnë mediat, është e pamundur që Red Bulli të ndëshkohet duke i hequr pikë, por pritet të merret vendim për t’ia ulur shpenzimet për sezonin e ardhshëm. Kjo mund të ndihmonte që Ferrari dhe Mercedesi të luftonin në mënyrë më të barabartë me skuadrën austriake.

Sfidanti.al