Nuk pati përballë rivalin e fortë të viteve të kaluara, por një skuadër në krizë, e megjithatë nuk e ka pasur problem ta bëjë shpesh herë. Kur Bajerni është i sfiduar dhe i acaruar është mirë të mos i dalësh përpara dhe kështu ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme në Bundesligë kur shkatërroi Leverkusenin 4-0. Serisë prej 4 ndeshjesh pa fitore, bavarezët iu përgjigjën me 4 gola duke mos pësuar asnjë, dhe nëse vazhdohet kështu do të harrohen historitë e pakënaqësive të yjeve me trajnerin Julian Nagelsman. Leroi Sane, Xhamal Musiala, Sadio Mane dhe Tomas Myler ishin autorët e golave, ndërsa Musiala dha edhe 2 asiste duke qenë më i miri në fushë. Pra, Bajerni ka vetëm 4 fitore në 8 ndeshje në kampionat, por kur do fiton 4-0 edhe me të fortët. Kampionët kanë 15 pikë, ndaj 17 të Unionit të Berlinit që kryeson me vetëm 7 ndeshje.
Sfidanti.al