Fliku dhe Sauthgejti, të kënaqur pas spektaklit të “Uemblit”!

Në “Uembli”, ndërkaq, klasikja e futbollit u luajt si provë për Kupën e Botës, sepse Anglia e Gjermania ishin të eliminuara. Rezultoi një spektakël, barazim 3-3, me përmbysje të dyanshme. Gjermanët kryesuan 2-0, anglezët kaluan në 3-2, por askush nuk mundi të fitonte.

“Morëm shumë përgjigje pozitive nga kjo ndeshjes, – tha trajneri gjerman Flik, – natyrisht, patëm edhe disa gjëra negative që duhet t’i ndreqim. Një sinjal i mirë ndërsa afrohet Kupa e Botës. Më pëlqyen shumë nga lojtarët, padyshim Musiala ishte shumë i mirë”.

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, ishte kritikuar shumë së fundmi. “Duhet të them se lojtarët ishin fantastikë, – deklaroi ai, – ata morën përsipër përgjegjësinë pas humbjes me Italinë dhe ishin shembullorë gjatë gjithë këtyre ditëve. Presioni përpara Kupës së Botës është i madh, nuk i shmangemi dot. Më pëlqeu reagimi i ekipit pasi pësoi dy gola”.

Sfidanti.al