Gjakosja ndaj Çekisë dhe sezoni “i mallkuar” i Kristiano Ronaldos!

Të kuptohemi, ai mbetet rekordmeni i golave në historinë e futbollit, të paktën për aq sa thonë statistikat dhe kur është fjala për ndeshjet zyrtare. Kristiano Ronaldo ka 816 rrjeta në karrierë, duke qenë edhe mbi 777 të Lionel Mesit, por gjithsesi ky sezon ka qenë vërtet i mallkuar. Nëse do të nisim numërimin që nga gushti, për dy muaj ka shënuar vetëm 1 gol, atë për Man. Junajtidin në Ligën e Europës në fushën e Sherifit të Tiraspolit. As ndeshja e fundit, ajo e Portugalisë në fushën e Republikës Çeke nuk i solli lavdi sepse nuk shënoi dot edhe në fitoren 4-0. Dy gola i shënoi mbrojtësi Dalot, një Bruno Fernandes dhe një Diogo Zhota. CR7 ishte në fushë gjatë gjithë kohës, ndërsa u gjakos keq nga përplasja me lojtarin çek, Vaclik.

Sfidanti.al