Yjet e kombëtares së femrave të Spanjës qortojnë Federatën!

Janë 15 lojtarët më të mira të skuadrës, janë tepër të rëndësishme dhe janë shumë të zemëruara. Yjet e kombëtares së femrave të Spanjës i janë përveshur Federatës Spanjolle të Futbollit, ndërsa vazhdon konflikti për fatin e trajnerit. Vajzat e arta spanjolle, të cilave u është bashkuar futbollistja më e mirë e botës, Aleksia Putejas e Barcelonës, qortojnë Federatën që ka bërë publik mesazhin privat që ato i kanë dërguar për trajnerin, duke kërkuar që ta shkarkojë. Ato e kanë akuzuar Federatën se po e dëmton edhe më shumë shëndetin e tyre mendor duke bërë publike këto mesazhe, dhe duke aluduar se lojtaret do ta bojkotojnë ekipin kombëtar. Futbollistet thonë se do të shkojnë gjithmonë në kombëtare, edhe pse duan heqjen e trajnerit.

Sfidanti.al