“Çang, largohu”! Kjo ishte parulla e ultrasve zikaltër, të cilët janë krejtësisht të pakënaqur nga pronarët. Edhe pse me pronarët kinezë, Interi fitoi titullin në 2021 (me Antonio Konten), sërish ky sezon po del shumë i vështirë, dhe humbjet po grumbullohen. Tifozët që mendonin se ekipi duhej të luftonte për titull, kanë dyshime nëse kjo mund të ndodhë, ndërsa kritika ka edhe për trajnerin Simone Inzagi, dhe për veprimet e tij e të drejtuesit Bepe Marota. Veçohet fakti që Interi shpenzoi 31 milionë euro për të marrë Korrean nga Lacio (vitin e kaluar), ndërsa refuzoi Paulo Dibalën që është kthyer në histori suksesi tek Roma.
Sfidanti.al