Nuk është se nuk pritej, por gjithsesi përbën një lajm. Kristiano Ronaldo është akuzuar zyrtarisht nga Federata Angleze e Futbollit për reagimin ndaj një tifozi të vogël që kërkoi një foto apo një autograf prej tij. Superylli portugez akuzohet për sjellje të padenjë, jo sportive, ndërsa mamaja e tifozit të vogël deklaroi në atë kohë se fëmija e saj ishte autik. Akuzat e Federatës erdhën pas hetimeve të policisë së Mersejt, ndërsa ngjarja ndodhi pas ndeshjes së Mançester Junajtidit në stadiumin e Evertonit.
Sfidanti.al