Federata spanjolle mbron trajnerin e femrave, por si ia bën nëse ka bojkot?!

Spanja e futbollit të vajzave është në hall të madh (në të vërtetë, janë drejtuesit) pasi 15 futbolliste kanë kërkuar largimin e trajnerit Horge Vilda. Janë shumica e femrave që duan “kokën” e teknikut duke e akuzuar për drejtim të keq, për krijimin e një atmosfere negative dhe që po dëmton shëndetin e tyre mendor. Mes atyre që protestojnë janë emrat më të rëndësishëm të ekipit kombëtar iberik, pra edhe kapitenet. Federata ka dalë me një komunikatë zyrtare duke mbrojtur trajnerin e duke u thënë futbollisteve se nuk kanë të drejtë të diskutojnë se kush është në stol, por si do t’ia bëjë kjo federatë nëse vajzat vendosin të bojkotojnë kombëtaren?!

Sfidanti.al