E pësuam paq dhe u duk se e merituam. Gjithsesi, Federata Shqiptare e Futbollit deklaroi që në atë kohë se incidentet në ndeshjen ndaj Polonisë në Tiranë nuk kishin shkak tifozët kuqezinj. Nga e thëna në të bërë, dhe sot pala shqiptare do të jetë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, në gjyq me FIFA-n. Pas zhvillimit të seancës dëgjimore, do të duhet të kalojnë disa javë derisa KAS-i të japë vendimin. Shqipëria kërkon në Lozanë që të ulet gjoba prej 150 000 frangash zvicerane vendosur nga FIFA pas ndeshjes së 12 tetorit të vitit të kaluar në “Arenën Air Albania”, të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës. Një pjesë e publikut prapa portës mike hodhi një breshëri shishesh plastike ndaj lojtarëve polakë pasi këta shënuan golin, dhe FIFA ndërhyri ashpër. Gjithsesi, Federata pohon se ka prova se gjithçka nisi pas provokimeve të tifozëve miq, ndërsa që pas ndeshjes u botuan pamje filmike të polakëve që hidhnin sende të forta drejt publikut shqiptar. Shpresohet që FSHF në KAS të mos shkojë si në rastin e Skënderbeut. Përveç gjobës, kombëtarja u dënua me një ndeshje pa tifozë, por ky vendim i FIFA-s nuk mund të kthehet pas sepse Shqipëria e luajti atë sfidë, fituar 1-0 në “Arenë” ndaj Andorrës.
Sfidanti.al