Në një skuadër ku lojtarët janë të palumtur, ai që rrezikon më shumë është trajneri. E tillë ajo e Bajernit ku futbollistët i shmangen mediave, janë të pakënaqur që nuk luajnë, që zëvendësohen dhe që kritikohen nga Julian Nagelsman. Disa prej tyre mendojnë se tekniku duhet të shohë më parë veten. Mediat shkruajnë e thonë se tek Bajerni mendojnë se mund ta zëvendësojnë Nagelsmanin me Tomas Tuhelin që tashmë është i lirë pasi u shkarkua nga Çelsi. Nuk është sekret që në “Zebener Shtrase” e kanë pëlqyer gjithnjë Tuhelin. Tabloditët thonë se në kontratën e Nagelsmanit ka një klauzolë mbi “çmimin” që ka shkarkimi i tij. Sa është ky çmim? Kjo gjë mbetet mister!
Sfidanti.al